Informacion për Vizitorët

Takimet për vizita kërkohen nga i burgosuri.
Pasi të jetë realizuar vizita e parë, mund të caktohet një takim i mëvonshëm edhe personalisht në sektorin e vizitave në prani të të burgosurit.
Orët e vizitave i gjeni në faqen tonë të internetit.
Gjatë caktimit të takimit, duhet të specifikohet nëse bëhet fjalë për një vizitë me fëmijë. Nëse janë caktuar vizita me fëmijë dhe fëmijët nuk janë të pranishëm, vizita nuk do të zhvillohet!

Fatkeqësisht, gjatë caktimit të terminit nuk mund të garantojmë që i burgosuri nuk do të transferohet para datës së caktuar për vizitë dhe për këtë arsye vizita nuk mund të zhvillohet. Departamenti i vizitave nuk ka ndikim në këtë çështje.

Vizitat zakonisht zhvillohen pa mbikëqyrje akustike.
Vetëm për të paraburgosurit me urdhër gjykate
(vendim kufizues sipas §119 StPO), vizitat mbikëqyren në mënyrë akustike.
Vizitorët duhet të aplikojnë fillimisht për leje vizite në gjykatën kompetente ose në prokurori. Gjatë këtyre vizitave lejohet të flitet vetëm gjermanisht.
Nëse kjo nuk është e mundur, duhet të jetë i pranishëm një përkthyes i betuar nga gjykata. Në këtë rast, ju lutemi sqaroni me gjykatën se kush do ta porosisë dhe do ta paguajë përkthyesin.

Vizitë me kontakt ose video-telefonatë

Ju lutemi, kontaktoni me të burgosurin me shkrim. Ai/ajo do të bëjë një kërkesë për vizitë, qoftë për një vizitë me kontakt ose për një video-telefonatë, dhe do t’ju dërgojë dokumentet e nevojshme.

JVA Hagen
Emri i të burgosurit
Gerichtsstr. 5
58097 Hagen

Takimet për vizita nuk caktohen as nëpërmjet telefonit e as me email!

Informacione të rëndësishme për vizitorët

Nëse dëshironi të vizitoni dikë në burgun e Hagenit, duhet të respektohen kushtet e mëposhtme të përgjithshme:

Pranimi i vizitorëve varet nga kriteret e mëposhtme:

  • Vizitorët janë të detyruar të identifikohen me një dokument identifikimi të vlefshëm / pasaportë. (Lejet e drejtimit, kartat e sigurimit shëndetësor dhe të ngjashme nuk pranohen)
  • Numri maksimal i vizitorëve është i kufizuar në tre persona (përfshirë fëmijët)
  • Personat që nuk kanë mbushur ende 18 vjeç lejohen të hyjnë vetëm të shoqëruar nga një i rritur. Përveç kësaj, kërkohet detyrimisht një autorizim me shkrim dhe një kopje e dokumentit të identifikimit të kujdestarit ligjor. Autorizimi nga babai i burgosur nuk pranohet.
  • Ju keni mundësinë të blini duhan, ëmbëlsira dhe pije deri në 20 € me monedha nga një automat në zonën e vizitave, nën mbikëqyrjen e një punonjësi.
  • Për vizitat me fëmijë, lejohet të merren me vete maksimumi 6 €.
  • Personat që duken qartazi nën ndikimin e alkoolit ose që kanë konsumuar drogë nuk do të lejohen të hyjnë.

Për të siguruar një proces të shpejtë dhe të rregullt, duhet të paraqiteni 15–20 minuta para takimit dhe të ndiqni rreptësisht udhëzimet e personelit.

VideoüberwachungE gjithë zona e vizitorëve është nën mbikëqyrje me kamera.

Lidhja bankare

Të dhëna mbi transaksionet e pagesave me Institucionin Korrektues Hagen

Ju lutem që pagesat e të burgosurëve t’ia drejtoni marrësit sa më poshtë:

Përfituesi i pagesës:

Justizvollzugsanstalt Hagen

IBAN:

DE68 4401 0046 0006 5134 68

BIC:

PBNKDEFF440

Qëllimi i përdorimit:

Mbiemri, emri dhe datëlindja e të burosurit

Qëllimi i mëtejshëm i përdorimit

   -- , --

 Udhëzim i rëndësishëm:

Ju lutem të keni parasysh, që në rastin e transfertave, në fushën “qëllimi i  përdorimit” të shënoni medoemos mbiemrin, emrin dhe datën e lindjes e të burgosurit (mundësisht dukshëm).